AKTUALITET /

Terrorizoi shitësen dhe i mori paratë, arrestohet grabitësi në Tiranë! Tentoi t'i marrë dhe telefonin! (EMRI)

I arrestuari është identifikuar si Bledjan Shkëmbi, i cili sipas hetimeve ka vepruar me maskë të zezë gjatë grabitjes së ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Shkruar nga Versus

Terrorizoi shitësen dhe i mori paratë, arrestohet grabitësi

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranë, pasi dyshohet se disa ditë më parë ka vjedhur një shumë parash në një dyqan, duke kanosur shitësen me thikë.

I arrestuari është identifikuar si Bledjan Shkëmbi, i cili sipas hetimeve ka vepruar me maskë të zezë gjatë grabitjes së ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar momentin kur ai merr paratë nga arka dhe largohet nga vendngjarja.

Policia bën me dije se pas ngjarjes, autori është identifikuar përmes analizimit të pamjeve të sigurisë dhe itinerarit të tij, ku më pas është kapur në kuadër të operacionit të koduar “Tools”.

Njoftimi: 

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Tools”.
Vodhi një shumë parash në një dyqan, duke kanosur punonjësen, me thikë, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Sekuestrohen thika dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 42-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Tools”, si rezultat i të cilit u kap në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës dhe vu në pranga shtetasi në kërkim:

-B. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 01.04.2026, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore) në një dyqan, duke kanosur punonjësen, me thikë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

Poll