AKTUALITET /

Programi pas shkolle, thirrja e hapur për profesionistë jashtë sistemit, Kumbaro: Mësuesit do të shpërblehen me 1000 lekë ora!

Rritet në 1000 lekë për orë pagesa e mësuesve në programin “pas shkolle”, një nismë që synon të mbajë nxënësit në aktivitete edukative dhe krijuese edhe pas orarit mësimor, duke përfshirë edhe mësues në pension dhe specialistë të fushave të ndryshme.

Shkruar nga Versus
Programi pas shkolle, thirrja e hapur për profesionistë jashtë
Mirela Kumbaro

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka bërë të ditur se mësuesit që kontribuojnë në programin “pas shkolle” do të paguhen me 1000 lekë në orë, nga 500 lekë që ishte më parë.

Ky program, i miratuar nga qeveria në Shqipëria, synon që nxënësit të qëndrojnë në shkollë edhe pas përfundimit të orarit të detyrueshëm, për të bërë detyrat e shtëpisë ose për t’u angazhuar në aktivitete të ndryshme edukative dhe artistike.

Ministrja theksoi se thirrja për pjesëmarrje është e hapur jo vetëm për mësuesit aktivë, por edhe për mësues në pension, si dhe për specialistë të fushave të ndryshme si arti, muzika dhe artizanati.

Sipas saj, qëllimi i programit është të përfshijë komunitetin në procesin edukativ dhe të ofrojë një shpërblim më dinjitoz për bashkëpunëtorët që angazhohen në aktivitetet jashtëshkollore.

Ministrja Kumbaro: Këshilli i Ministrave vendosi që të dyfishojë honorarin me të cilin shpërblehen këto orë jashtë mësimit të detyruar në shifrën 10 mijë lekë të vjetra për orë, për 60 minuta. ishte parashikuar në 5 dhe kemi arritur në 10. E hapim listën e bashkëpunëtorëve jo vetëm për mësuesit që janë pjesë e sistemit, për mësues që janë në pension dhe janë aktivë, specialistë të ndryshëm të artit, muzikës, për artizanë që të bëhen pjesë e programeve jashtëshkollore ku shkollat sot do të kenë fondin e disponueshëm për të shpërblyer në mënyrë dinjitoze këta bashkëpunëtorë që vijnë nga komuniteti./Versus.al

Poll