AKTUALITET /

Dyshohet si "koka" e mashtrimit 7.3 mln euro me mikrokreditë, Arben Meskuti mbetet në burg

Ndaj Meskutit nuk ka ende një akuzë zyrtare, por dyshohet se ai është pronari i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale me mikrokreditë.

Shkruar nga Versus
Dyshohet si "koka" e mashtrimit 7.3 mln euro me mikrokreditë,
Arben Meskuti

Apeli i Posaçëm rrëzoi sërish kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë për Arben Meskutin, i arrestuar lidhur me dosjen e “Mikrokredive”, duke e lënë këtë të fundit në qeli.

Meskuti mbahet në qelinë e paraburgimit nën dyshimin se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes mikrokredive. Ky i fundit është pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale. Ndaj tij ende nuk ka akuzë zyrtare, ndërkohë që vijon mbledhja e provave për hetimet ndaj tij.

Procedimi penal për skemën e mashtrimit me mikrokreditë nisi në shkurt të vitit 2020 nga prokuroria e Tiranës, pas një kallëzimi që u bë nga Ministria e Drejtësisë, ku organi i akuzës zbuloi se 5 shoqëritë Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë euro.

Në dhjetor të vitit të kaluar, prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë për dosjen e mikrokredive duke e referuar atë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Versus.al

Poll