AKTUALITET /

Dyshonte se flinte me partneren e tij dhe vrau bashkëatdhetarin, shqiptari dënohet me 13 vite burg  

Shkruar nga Versus

 

Dyshonte se flinte me partneren e tij dhe vrau bashkëatdhetarin, shqiptari

Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 13 vite burg nga një Gjykatë në Selanik, për vrasjen e një bashkatdhetari të tij 50-vjeçar vitin e kaluar. Siç raportohet konflikti mes tyre ndodhi pranë një karburanti në zonën e Analipsi, Selanik.

Ndërsa shkaku i vrasjes duket se ka qenë dyshimi i viktimës se i pandehuri flirtonte me partneren e tij. Ndërkohë në dëshminë e tij, 46-vjeçari thotë se e kishte vrarë për vetëmbrojtje për shkak se ai ka bërë një lëvizje kërcënuese ndaj tij, duke e goditur me duar dhe çelësa.

“Më kërcënoi, më shantazhoi, më shau…. Ngrita armën për ta trembur, qëllova për ta frikësuar," tha ai.

Po ashtu mediat greke shkruajnë se gjatë procedurës së provave është shfaqur edhe video nga kamera e sigurisë në vendngjarje, e cila ka kapur të gjithë ngjarjen.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: