AKTUALITET /

'E bëri për promovim'/ Artisti i tatuazheve që përjetësoi në trupin e heroit shqiptar portretet e dy fëmijëve, sulmohet nga media

Artisti i njohur i tatuazheve, Fotis Karkasinas, është vënë në qendër të kritikave pas realizimit të një tatuazhi emocional për shqiptarin Ledian Goga. Në një emision televiziv, ai u akuzua se përdori këtë ngjarje për përfitim personal dhe vetëpromovim, por Karkasinas i hodhi poshtë këto pretendime.

Shkruar nga Versus

'E bëri për promovim'/ Artisti i tatuazheve që

Artisti i njohur i tatuazheve, Fotis Karkasinas, është vënë në qendër të kritikave pas realizimit të një tatuazhi emocional për shqiptarin Ledian Goga. Në një emision televiziv, ai u akuzua se përdori këtë ngjarje për përfitim personal dhe vetëpromovim, por Karkasinas i hodhi poshtë këto pretendime.

“Goga më tregoi dëshirën e tij për të mbajtur përjetësisht në trup kujtimin e dy fëmijëve që nuk mundi t’i shpëtonte. E zgjodhëm së bashku foton dhe unë e realizova tatuazhin me shumë emocion. Nuk bëra asnjë reklamë, ishte thjesht një punë e ndjerë. Gazetari që më akuzoi nuk kishte bërë asnjë verifikim, dhe nuk tregoi respekt për situatën,” tha Karkasinas.

Ledian Goga, i cili u hodh në lumin Arahthos për të shpëtuar dy djem të mitur 12 dhe 14 vjeç, të cilët humbën jetën tragjikisht, ka realizuar tatuazhin si një homazh për ta. Në trupin e tij është gdhendur një skenë ku ai vetë paraqitet me krahë engjëlli, duke mbajtur në krahët e tij Nisin dhe Spiron, të dy të vizatuar gjithashtu si engjëj. Nën figurat janë shkruar emrat e tyre.

Tatuazhi është ndarë me ndjekësit e Gogës në TikTok dhe ka prekur mijëra zemra, duke sjellë një mesazh dhimbjeje, nderimi dhe kujtimi të përjetshëm për dy jetët e humbura./Versus.al

 

Poll