AKTUALITET /

“E doja pavarësisht moshës”, 31 vjeçari ‘thyhet’ në polici, pranon vrasjen e partneres: Mendova mos kishte therur ndonjë pulë

Pas 7 orëve në polici, mësohet se i riu pranoi krimin duke u justifikuar se viktima ishte e alkoolizuar dhe se e dhunonte.

Shkruar nga Versus
“E doja pavarësisht moshës”, 31 vjeçari
Autori, Ilirjan Selmani dhe viktima Kozeta Teço

Ilirjan Selmani, 31 vjeçari i arrestuar për vrasjen e 52 vjeçares Kozeta Teço në Pogradec është thyer para grupit hetimor të Korçës pas disa orëve dëshmi.

Fillimisht ai pranoi lidhjen me viktimën duke thënë se e donte pavarësisht moshës së saj më të madhe, ndërsa më tej pretendoi se ditën e ngjarjes ka qenë në Korçë dhe se kur ishte kthyer në Pogradec kishte mësuar se partnerja e tij kishte vdekur.

“Besoj në Zot. E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës”-ka deklaruar ai.

Selmani pranoi disa episode të provave që kishte në dorë policia duke mohuar vrasjen.

“Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos në apartament ishte therur ndonjë pulë sepse bashkëjetuesja ishte e fiksuar pas pastërtisë”- deklaroi 31 vjeçari.

Pas 7 orësh dëshmi, 31 vjeçari u thye duke shprehur pendesë për vrasjen që kishte kryer. Sipas tij, viktima ishte e alkoolizuar dhe së fundmi ishte bërë agresive dhe e dhunonte. Autori do t’i nënshtrohet një vizite psikologjike për të parë gjendjen e shëndetit mendor të tij. Versus.al

Poll