Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë të pandehur Erald Elezin, drejtorin e KESH (Korrportata Elektroenergjitike Shqiptare) nën akuzën se ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës së i takon abuzimeve me fondet e BE.
Gjithashtu akuzohet për shkelje të barazisë me tenderat pas provave që agjentët kanë gjetur në celularin e sekuestruar të Evis Berberit, ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar të arrestuar vitin e kaluar për korrupsion dhe pastrim parash. Dje u mor i pandehur kreu aktual i ARRSH, Gentian Gjyli i akuzuar gjithashtu për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Në kohën e kryerjes së veprës penale, si Gjyli edhe Elezi ishin pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), në varësi të Evis Berberit.
SPAK ka nisur hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve, 22 individë dhe 3 subjekte private. Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të eficensës së energjisë elektrike, të subvencionuara nga BE. Hetimet janë ende në vazhdim dhe përfshijnë një tjetër fraksion që lidhet me zyrtarë të lartë. Versus.al







