AKTUALITET /

“E mora në telefon për kafe”, kunati i Altin Hajrit rrëfen vrasjen e Dedjas 2 ditë më parë: Ndihesha i ofenduar

Ndërkohë që policia po heton si pistë të mundshme për krimin prishjen e pazareve të drogës, Julian Gjoshi ka deklaruar në polici se e kishte qëlluar Alfred Dedjan pasi ky i fundit e kishte ofenduar sa herë që e kishte takuar.

Shkruar nga Versus
“E mora në telefon për kafe”, kunati i Altin Hajrit
Foto: Autori Julian Gjosi dhe viktima Alfred Dedja

Tiranë- “Më shante nëpër tavolina”. Kështu ka deklaruar në polici 26 vjeçari Julian Gjoshi i cili mesditën e 1 dhjetorit ekzekutoi me 3 plumba Alfred Dedjan brenda një lokali në Ndroq.

Para grupit hetimor, Gjoshi u shpreh se ishte ndjerë i ofenduar nga viktima Alfred Dedja duke thënë se ky i fundit nuk ishte treguar mirënjohës për ndihmën që ai i kishte dhënë gjatë kohës që punonte si menaxher në resortin ‘Golden’ në pronësi të Altin Hajrit, kunatit të autorit.

“Më shante nëpër tavolina dhe sa herë takoheshim. Jemi takuar 10 ditë para ngjarjes dhe sërish më ka ofenduar. E kam mbajtur me bukë kur punonte tek Golden. E mora në telefon i thashë hajde për kafe dhe e qëllova”- mësohet të ketë deklaruar në polici 26 vjeçari.

Sa i takon armës së krimit, Gjoshi tha se e kishte hedhur pistoletën tek disa shkurre pranë lokalit “Kështjella” ku ndodhi ngjarja e rëndë që shkokoi edhe dëshmitarët të cilët po hanin drekë në ato momente.

Dje, autori i vrasjes u vetëdorëzua në polici pak orë pasi blutë gjetën të braktisur në Shkëmbin e Kavajës makinën tip “Benz ML” me të cilën u largua nga vendngjarja. Ndërkohë, policia vijon hetimet duke mos përjashtuar pistën e prishjes së pazareve të drogës mes palëve, pasi viktima ishte dënuar më parë në Itali për trafik lëndësh narkotike dhe njihej me pseudonimin “Daku”.

Julian Gjoshi, kunati i të shumëkërkuarit Altin Hajri, kreut të klanit “Hajri” në Shijak, nuk është emër i panjohur për policinë dhe as për opinionin publik, pasi përmendej në dosjen që solli arrestimin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Në dosje përgjimet e zbardhura tregonin përpjekjen e Altin Hajrit dhe bisedat e tij me Çyrbjan për të ndërhyrë në lirimin e Gjoshit i cili ishte kapur në Tiranë duke qarkulluar me armë në makinë dhe në gjendje të dehur. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: