AKTUALITET /

“E pashë kur ai e godiste, ajo ishte e pafuqishme”/ Zbardhet dëshmia e banores në vrasjen e shqiptares nga ish-burri në Itali

Një dëshmi tronditëse ka dalë nga një banore e Tolentinos, qyteti italian ku u vra brutalisht Gentiana Hudhra, shqiptarja 45-vjeçare, nga ish-bashkëshorti i saj.

Shkruar nga Versus

“E pashë kur ai e godiste, ajo ishte e pafuqishme”/ Zbardhet

Një dëshmi tronditëse ka dalë nga një banore e Tolentinos, qyteti italian ku u vra brutalisht Gentiana Hudhra, shqiptarja 45-vjeçare, nga ish-bashkëshorti i saj.

“Isha në bar kur dëgjova një britmë tmerruese. Dola jashtë dhe pashë një sherr mes një burri dhe një gruaje. Ajo në një moment ra në tokë, e pafuqishme, ndërsa ai vazhdonte ta godiste me këmbë. Thirra menjëherë 118-in, iu afrova dhe pashë shumë gjak. Ai ishte ulur në një stol, pothuajse i kënaqur, dhe thoshte: ‘Unë e bëra, jam mirë. Po pres’,” rrëfen ajo.

Në vendngjarje shkoi edhe kryetari i bashkisë së Tolentinos, Mauro Sclavi, i cili theksoi dhimbjen që po përjeton komuniteti pas serisë së ngjarjeve tragjike në pak ditë. Ai përmendi edhe mbështetjen psikologjike të organizuar për dy fëmijët e Gentianës.

Gentiana ishte një anëtare e integruar e komunitetit, me jetë të qetë dhe e respektuar nga banorët vendas dhe bashkatdhetarët.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur arsyet që çuan ish-bashkëshortin në këtë akt brutal, duke hetuar edhe nëse ai ka pasur probleme psikike ose trajtim të mëparshëm. Ngjarja po trajtohet si vrasje me paramendim dhe me rrethanë rënduese. Versus.al

 

Poll