AKTUALITET /

E rëndë Mamurras/ I kërkuari për tentativë vrasjeje tenton të shtypë me makinë forcat operacionale, arrestohet. Në pranga dhe 2 të tjerë (EMRAT)

Një operacion i Policisë së Shtetit në aksin “Mamurras–Laç” ka përfunduar me plagosjen e një 23-vjeçari të shpallur në kërkim dhe arrestimin e dy personave

Shkruar nga Versus

E rëndë Mamurras/ I kërkuari për tentativë vrasjeje

Një operacion i Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit është përshkallëzuar në një përplasje të rrezikshme, duke përfunduar me plagosjen e një 23-vjeçari të shpallur në kërkim dhe arrestimin e dy personave në aksin “Mamurras–Laç”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, operacioni u zhvillua në kuadër të kërkimeve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Policia kishte informacion për vendndodhjen e Leonard Dema, 23 vjeç, i dënuar në Itali me 7 vite burg për tentativë vrasjeje.

Gjatë ndërhyrjes në një karburant përgjatë aksit rrugor, i riu dyshohet se ka tentuar të përplasë me automjet efektivët e policisë. Në të njëjtën kohë, personi që e shoqëronte ka drejtuar një armë zjarri pistoletë në drejtim të shërbimeve policore.

Në përgjigje të situatës, efektivët kanë ndërhyrë për neutralizim, ku si pasojë është plagosur 23-vjeçari, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të operacionit është arrestuar edhe shtetasi Amadeo Fufi, 28 vjeç, ndërsa policia ka sekuestruar armën e zjarrit. Hetimet po vijojnë në bashkëpunim me AMP dhe Prokurorinë për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Tentuan të përplasnin me automjet efektivët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale duke iu rrezikuar jetën, neutralizohen dhe arrestohen 2 shtetas.

Njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim, i dënuar në Itali për tentativë vrasjeje, ndërsa shtetasi që e shoqëronte ishte i armatosur.

Gjatë neutralizimit është plagosur 23-vjeçari në kërkim, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë që posedonte shtetasi që shoqëronte të kërkuarin.

Në vijim të operacioneve të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, të realizuara pas shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të veprimeve operacionale me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim kapjen e shtetasve në kërkim, është administruar informacion për vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim Leonard Dema, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos, për tentativë vrasjeje.

Gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit, në momentin e ndërhyrjes, në një karburant në aksin rrugor “Mamurras–Laç”, 23-vjeçari, që shoqërohej nga shtetasi A. F, dhe lëvizte me automjet, sapo ka konstatuar efektivët, ka tentuar t’i përplasë me automjet, duke u rrezikuar jetën, si dhe personi shoqërues iu ka drejtuar armën e zjarrit pistoletë, shërbimeve të Policisë.

Shërbimet e Policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tyre, kanë plagosur shtetasin Leonard Dema, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit A. F., 28 vjeç, që shoqëronte shtetasin në kërkim.

Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

Vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me AMP-në, dhe në drejtimin e Prokurorisë.

Poll