
Aktiviteti kriminal i mashtrimit të qytetarëve të huaj duke ju marrë shuma të mëdha parash, në Shqipëri ka arritur në nivele të paimagjinueshme duke pasuruar në mënyrë marramendëse “kokat” e këtyre veprimtarive të paligjshme.
Pavarësisht aksioneve të policisë për goditjen e këtyre veprimtarive që kishin lulëzuar me zyra në ambientet më prestigjoze të Tiranës, Versus.al raportoi se 2 vëllezërit Florian dhe Ermal Peti vijonin aktivitetin e tyre të paligjshëm që ju kishte garantuar jetë luksi e pasuri të shumta.
2 vëllezërit, njëri prej të cilëve ish-polic, kishin arritur të ngrinin një “perandori” të call center me qindra punonjës, ndërkohë që të ardhurat e secilit nga clubi i natës që kishin në pronësi “Ava Club”.
Lokali ku performonin këngëtarë të ndryshëm, ishte një investim prej 5 milionë eurosh nga “dyshja e Saukut të vjetër”.
Megjithatë, call center nuk ishin fusha e vetme ku ata kishin operuar. Burime bëjnë me dije se Ermal Peti i konsideruar si “oligarku” i call center, ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Pas disa tentativave të dështuara për të ngritur një linjë të qëndrueshme me Kolumbinë, ishte një ngarkesë e fundit që e “ngriti” Petin duke e nxjerrë edhe nga borxhet. Më pas dy vëllezërit u përqendruan në aktivitetin e paligjshëm të call center duke shtuar zyrat në të gjithë Tiranën.
Ata u futën edhe në fushën e ndërtimit me kompaninë “Nikea Construction” e cila në vitin 2025 mro leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit për ndërtimin e një fshati turistik në Sauk me vila e pishina.
Në kushtet kur aksionet ndaj call center vijojnë, dy vëllezërit duket se kanë vendosur të “spastrojnë” provat duke u larguar nga ambientet ku kanë patur zyrat si ajo në katin e parë të “Rainboë Center” kullës elitare në zonën e Bllokut. Më herët është raportuar se Ermal Peti është zhvendosur drejt Emirateve të Bashkuara Arabe ndërsa ka nisur edhe transferimin e pronave e pasurive të ndryshme me qëllim që të mos preken nga aksioni i autoriteteve ligjore. Versus.al


