
Tiranë- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën e fshatit Damjan. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku një automjet i drejtuar nga një 26-vjeçar, ka përplasur këmbësorin B.A., 57 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 57-vjeçari u plagos rëndë dhe u dërgua në spital ku nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Versus.al

