
Mat- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Burrel gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ku një efektiv policie ka tentuar vetëvrasjen.
Mësohet se efektivi i burgut të Burrelit ka qëlluar veten në kokë me armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës së tij, ndërsa aktualisht polici është dërguar në spitalin e Burrelit ku po merr ndihë mjekësore në gjendje kritike për jetën .
Grupi hetimor po vijon me hetimet për zbardhjen e shkaqeve që e kanë shtyrë efektivin të merrte aktin drastik.
Pak ditë më parë një tjetër efektiv burgjesh në Tiranë u vetëvra me armë zjarri brenda banesës së tij. Versus.al







