AKTUALITET /

E rëndë në Korçë/ Mësuesi ngacmonte s*ksualisht të miturat në Whatsapp me mesazhe skandaloze

Rasti është denoncuar në Polici nga të miturat bashkë me prindërit e tyre, ku dhe kanë treguar mesazhet që ju dërgonte mësuesi.

Shkruar nga Versus
E rëndë në Korçë/ Mësuesi ngacmonte s*ksualisht
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës ku një mësues i një shkolle 9 vjeçare është vënë në pranga pasi ka ngacmuar seksualisht dy të mitura me mesazhe.

14 vjeçaret merrnin mesazhe skandaloze në Whatsapp nga mësuesi Bledar Duro i cili dyshohet se i ka ngacmuar të miturat për më tepër se një muaj.

Rasti është denoncuar në Polici nga të miturat bashkë me prindërit e tyre, ku dhe kanë treguar mesazhet që ju dërgonte mësuesi.

Sipas të dhënave, mesazhet dërgoheshin kur nxënëset nuk ishin në shkollë, pra jashtë orarit mësimor, ndërsa ishin bërë shumë të shpeshta kohët e fundit, sa e vetmja mënyrë për të ndaluar mësuesin ishte ta denonconin në polici.

Bledar Duro u arrestua menjëherë nga policia, ndërsa është pezulluar dhe nga puna. Hetimet pritet të zbardhin më tepër detaje lidhur me rastin./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: