Tiranë- Një ngjarje e rëndë tronditi dje (24 maj) policinë e Tiranës pasi një efektive 21 vjeçare u vetëvra me armën e shërbimit në banesën e saj.
Bëhet fjalë për Aldorjana Loshin, policen e re e cila dha fund jetës brenda banesës së saj në rrugën “Ali Demi”.
Për rastin e rëndë, është shoqëruar në polici i dashuri i 21 vjeçares pasi mes tyre kishte pasur një debat së fundmi. Dyshohet se shkak për aktin e ndërmarrë nga efektivja të ketë qenë debati që ka pasur me të dashurin e saj.







