Një 35-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në burgun e Idrizovës në Maqedoninë e Veriut si pasojë e vetëvrasjes. Viktima është i dënuari Dargut Fazliu nga Shkupi, i cili ka ndërruar jetë, pas prerjeve të thella dhe fatale me xham.
Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur pas vizitës së disa familjarëve. 35-vjeçari ka mësuar nga motrat për ndarjen nga jeta të babait të tij, dhe në dëshpërim, ka thyer vetë xhamin, duke prerë dorën dhe nga gjakderdhja e madhe, i riu ka humbur jetën gjatë transportit drejt kompleksit të klinikave “Nënë Tereza”, por çdo gjë përpjekje për ta rikthyer në jetë ka qenë e kotë.







