Durrës- Policia ka zbardhur plagosjen me thikë të ndodhur pasditen e djeshme në sheshin “Pranvera” pas sherrit mes disa të moshuarve.
Mësohet se shkak për ngjarjen ku mbeti i plagosur 70 vjeçari F.T është bërë një sherr banal me fjalë fyese mes tij dhe autorit A.Sh 67 vjeç, për lojën e dominove. Të dy banonin në të njëjtën lagje. Pas krimit, i moshuari u largua dhe u kap pas disa minutash ndjekje nga policia.
I plagosuri po merr mjekim në spitalin rajonal të Durrësit, ndërsa u sekuestrua edhe thika me të cilën u krye krimi. Ndaj autorit rëndojnë akuzat për veprat penale “plagosja e rëndë me dashje” dhe “mbajtja e armëve të ftohta”. Versus.al







