AKTUALITET /

E trishtë në Delvinë, 31-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike! Së shpejti do të bëhej baba

Viktima është Igli Gjoca, banues në fshatin Stjar, i cili ushtronte aktivitetin e tij si pronar i një servisi automjetesh në zonën e Vrionit.

Shkruar nga Versus
E trishtë në Delvinë, 31-vjeçari humb jetën nga rryma
Igli Gjoca

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Delvinë, ku një i ri 31-vjeçar ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Viktima është Igli Gjoca, banues në fshatin Stjar, i cili ushtronte aktivitetin e tij si pronar i një servisi automjetesh në zonën e Vrionit.

Sipas informacioneve paraprake, ai ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës, çka i ka shkaktuar plagë fatale.

Menjëherë pas ngjarjes, 31-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit në Sarandë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka sjellë dhimbje të thellë tek familjarët, miqtë dhe të afërmit. Igli Gjoca ishte i martuar dhe priste të bëhej baba i një vajze./Versus.al

Tags:

igli gjoca

Poll