Greqi- Është zbardhur vrasja e ndodhur më 18 gusht 2025 kur shqiptari Artur Bashimi alias Artur Turabi u ekzekutua me plumb në kokë.
Sipas mediave greke, autori i krimit është një 27 vjeçar grek përdorues droge i cili ka deklaruar në polici se e kishte marrë përsipër ta kryente vrasjen për 15 mijë euro. Autori tha se nuk e njeh personin që ka dhënë urdhrin dhe as arsyet për ekzekutimin e shqiptarit.
Porosia iu përcoll përmes kontakteve brenda burgut. 47 vjeçari shqiptar u vra rreth orës 21:25 të mbrëmjes në kryqëzimin e dy rrugëve në Athinë. Ai kishte precedentë penalë në Greqi për vjedhje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Versus.al







