AKTUALITET /

EKSKLUZIVE / Skandali me diplomat shqiptare në Itali, kush është zyrtarja shqiptare që mori çantë 1200 euro për të akredituar Wisdom

Sipas mediave italiane dhe hetimeve te prokurorisë, pjesë e skemës është edhe një zyrtare e qeverisë shqiptare që ka favorizuar italianët nëpërmjet akrditimit të Kolegjit Universitar WISDOM të blerë nga shtetasit italianë Savino Cianci dhe Lucia Catalano. Versus.al disponon dosjen e hetimore të Prokurorisë së Tranit. Në faqen nr 80 të fashikullit me rreth 300 faqe përshkruhet sesi zyrtarja e ministrisë së Arsimit, Shqiponja Telhaj, ka marrë një çantë Luis Vuitton me vlerë 1200 euro në këmbim të akreditimit të Univeristetit Wisdom.

Shkruar nga Versus
EKSKLUZIVE / Skandali me diplomat shqiptare në Itali, kush është
Ne foto Prof.Dr. Shqiponja Telhaj

Mijëra diploma false të lëshuara nga universitete privat në Shqipëri, në Qipro e Angli dyshohet se kanë "përmbytur" tregun italian të punësimit, nëpërmjet një skeme ku kanë qenë pjesë rreth 40 shtetatas italianë si dhe zyrtarë shqiptarë të strukturave arsimore. Një dosje voluminoze mbi 300 faqe, të cilën Versus.al e disponon, hedh dritë mbi emrat e përfshirë në këtë skandal, që ka çuar në arrestimin e disa prej të hetuarve nga Prokuroria e Trapanit.

EKSKLUZIVE / Skandali me diplomat shqiptare në Itali, kush është
Pronarët e kolegjit "Wisdom", Lucia Catalano dhe Savino Cianci

Guardia Di Finanza Italiane ka zbuluar se nga Tirana, Qipro e Britania me mijëra diploma false janë shitur për shtetas italianë në vlerat nga 7000-10.000 euro për diplomë. Sipas mediave atje, pjesë e skemës është edhe një zyrtare e qeverisë shqiptare që ka favorizuar italianët nëpërmjet akrditimit të Kolegjit Universitar WISDOM të blerë nga shtetasit italianë Savino Cianci dhe Lucia Catalano. 

Çanta 1200 euro dhuratë për zyrtaren e ASCAL  

EKSKLUZIVE / Skandali me diplomat shqiptare në Itali, kush është

Versus.al disponon dosjen e hetimore të Prokurorisë së Tranit. Në faqen nr 80 të fashikullit me rreth 300 faqe përshkruhet sesi zyrtarja e ministrisë së Arsimit Shqiponja Telhaj ka marrë një çantë Luis Vuitton me vlerë 1200 euro në këmbim të akreditimit të Univeristetit Wisdom. Dhurata e shtrenjtë sipas organit të akuzës është bërë gjatë një darke më 03.08.2022 në Shqipëri. Në dosje thuhet se:  

"Kapitulli 101
KATALANO Lucia-CIANCI Savino
për krimin p. dhe fq. jepini a1tt. 110- 318 - 322-bis c.p. sepse për ushtrimin e funksioneve të saj si Presidente e Këshillit të Akreditimit i ASCA'L (Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë), organ qeveritar i Qeverisë Shqiptare i drejtuar nga Presidenti i Këshillit të Shqipërisë, që korrespondon me aktivizimin dhe përfundimin e favorshëm të procesit të akreditimit të Universitetit Wisdom, gjatë një darke, i dha Aquila-Shqiponja Telhaj, një zyrtare publike e investuar me funksione të ngjashme me ato të zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, një çantë femrash të markës Louis Vuitton me vlerë 1200.00 euro. Në Shqipëri më 03.08.2022

Prof. Dr. Shqiponja Telhaj në 2022 rezulton Kryetare e Bordit të Akreditimit pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. 

"Bordi i Akreditimit është një organ kolegjial vendimmarrës dhe i pavarur në veprimtarinë e tij, i cili funksionon prane ASCAL. Veprimtaria dhe funksionimi i BA është e përcaktuar në ligjin e arsimit të lartë nr 80/2015, ligjit nr. 8480, datë 27.05.1999, për funksionimin e organeve kolegjiale, në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 109, datë 15.02.2017 si dhe rregulloren e funksionimit të tij. BA është i përbërë nga 11 anëtarë nga të cilët minimalisht 3 dhe maksimalisht 5 duhet të jenë të huaj. Të gjithë anëtarët janë personalitete të botës akademike me nje eksperiencë të gjatë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor brenda dhe jashtë territorit të RSh. Anëtarët dhe kryetari i Bordit emërohen dhe shkarkohen nga kryeministri me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin. Mandati i anëtarëve të BA është 4 vjet. Bordi i Akredimit u emërua me urdhër të Kryeministrit nr. 63, datë 27.07.2021." - thuhet në faqen zyrtare të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. 

Pronaret dhe arrestimet 

Savino Cianci, Lucia Catalano dhe Leonardo Catalano, pronarët dhe administratori i Kolegjit Universitar "WISDOM" në Tiranë, janë arrestuar nga autoritetet në Itali, pasi dyshohet se janë përfshirë në një skemë mashtrimi me lëshimin e diplomave dhe certifikatave false.

EKSKLUZIVE / Skandali me diplomat shqiptare në Itali, kush është

Dy nga të dyshuarit dyshohet se i kanë dhënë ryshfet një zyrtari të qeverisë shqiptare për të "garantuar aktivizimin dhe përfundimin e favorshëm të procedurës së akreditimit të institucionit". Ky është një tjetër aspekt që doli nga hetimi i koordinuar nga Prokuroria e Tranit, i cili rezultoi sot me ekzekutimin e 9 masave të sigurimit nga Guardia di Finanza.

"Veprimtaria hetimore e koordinuar nga Trani na lejoi të përgjojmë dhe luftojmë sjelljen kriminale, e cila në radhë të parë cenonte performancën e mirë të administratës publike: këto shoqata kriminale kishin si objektiv që të lejonin qytetarët të mashtroheshin, për hyrjen në botën e punës në administratën publike”, shpjegoi komandanti provincial i policisë financiare të Bari, Pasquale Russo gjatë një konference për shtyp.

EKSKLUZIVE / Skandali me diplomat shqiptare në Itali, kush është

Maria Saveria e Fortunata Giada Modaffari, respektivisht 38 e 35 vjeç, Maria Ornella Attisano, 57 vjeç, Lucia Catalano, alias Lucy, 44 vjeç, Savino Cianci, i ashtuquajtur Nino, 60 vjeç, Leonardo Catalano, 42 vjeç, Marco Lombardi, 52 vjeç,  Antonio Caporale, 33 vjeç, e Maria M’Daraa, 36 vjeç janë personat e vënë në pranga. / VERSUS

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: