AKTUALITET /

EKSKLUZIVE/ Vrasja e komisarit Artan Cuku, dënohen me burg të përjetshëm Bledar Jambelli dhe bashkëpunëtori i tij

Dënimi u dha në mungesë për Bledar Jambellin i cili është ende në arrati.

Shkruar nga Versus
EKSKLUZIVE/ Vrasja e komisarit Artan Cuku, dënohen me burg të
Porositësi Bledar Jambelli dhe viktima, Artan Cuku

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për dënimin me burg të përjetshëm për Bledar Jambellin, të akuzuarin si vrasës së komisarit Artan Cuku. Gjithashtu burgim i përjetshëm u caktua edhe për Kristaq Lecin. 

Komisari u vra në Tiranë në 2017-ën në rrugën e Kosovarëve. Sipas prokurorisë, dy të dënuarit kanë bashkëpunuar për të realizuar atentatin ndaj Cukut në hyrje të pallatit ku banonte në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë. Prokuroria pretendon se vrasja ishte e porositur dhe e mirorganizuar, ndërsa motivet lidhen me konfliktet e së kaluarës gjatë detyrës së viktimës si drejtues i lartë në Policinë e Shtetit.

Artan Cuku ishte një nga figurat më të njohura në strukturat e sigurisë dhe kishte mbajtur disa pozicione kyçe në Policinë e Shtetit. Jambelli është ende në kërkim dhe nuk ka asnjë pistë për gjurmët e tij. 

Ngjarja tronditëse ndodhi në prill të vitit 2017 në Tiranë, ku Cuku u ekzekutua me disa plumba në hyrje të banesës së tij. Hetimet zbuluan se vrasja ishte e paramenduar dhe me motiv hakmarrjeje, pasi Bledar Jambelli e kishte pasur Cukun drejtues policie në Vlorë, kur ky i fundit e kishte hetuar për një vrasje të dyfishtë. Edhe pse më vonë u shpall i pafajshëm nga gjykata, Jambelli kishte vendosur të merrte hak. Autori që kreu ekzekutimin, Mikel Shallari u dënua me 10 vite burg për shkak se bashkëpunoi me drejtësinë për të zbardhur ngjarjen që kreu në bashkëpunim me Kristaq Lecin. Versus.al

Poll