
Eduart Merkaj do të jetë drejtuesi i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Më herët Merkaj ka mbajtur postin e kreut të policisë kufitare derisa u shkarkua në 2022-in nga drejtori i atëhershëm i policisë, Gledis Nano.
Merkaj ka kaluar vetting-un (vlerësimin e pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale).
Ndërsa ka mbajtur poste të tjera të rëndësishme në strukturat ligjzbatuese, përfshirë Policinë Kriminale, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), dhe gjithashtu ka qenë pjesë e SHISH (Shërbimi Informativ Shtetëror) dhe struktura të hetimit të korrupsionit. Versus.al







