AKTUALITET /

EMRAT/ Bashkëpunonin për të mashtruar të huajt me call-center, arrestohen 2 administratorët

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Bashkëpunonin për të mashtruar të huajt me

Tiranë- Policia ka arrestuar 2 administratorë të zyrave ‘call center’ të cilat përdoreshin për mashtrimin e shtetasve të huaj për të investuar në bursa fiktive.

Në pranga kanë rënë Olsi Vasku 35 vjeç dhe Admir Behari, 32 vjeç. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dy të arrestuarit administronin një subject të palicensuar në rrugën e Barrikadave të cilin e kishin përshtatur si call center nga ku telefononin shtetas të huaj për t’i mashtruar.

Policia ka sekuestruar 5 laptopë dhe 2 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale. Versus.al