AKTUALITET /

EMRAT/ Detajet e reja nga sherri i dhunsh*m në Korçë, 9 të shoqëruar në polici

Sipas informacioneve të deritanishme, konflikti ka përfshirë dy grupe personash, të cilët fillimisht janë përplasur verbalisht, për të degraduar më pas në hedhje karrigesh dhe përdorim të shkopave të bejsbollit.

Shkruar nga Versus
EMRAT/  Detajet e reja nga sherri i dhunsh*m në Korçë, 9
Pamje nga sherri

Policia e Korçës ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike nga lokali ku ndodhi një sherr masiv që përfundoi me plagosje.

Sipas informacioneve të deritanishme, konflikti ka përfshirë dy grupe personash, të cilët fillimisht janë përplasur verbalisht, për të degraduar më pas në hedhje karrigesh dhe përdorim të shkopave të bejsbollit.

Burime policore bëjnë me dije se tre nga autorët dyshohet se kanë përdorur edhe mjete prerëse. Deri më tani, janë arrestuar 9 persona, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që numri i të arrestuarve të rritet, pasi vijojnë hetimet për identifikimin e të tjerëve që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë ngjarje.

Dyshohet gjithashtu që disa nga të plagosurit janë pjesë e personave të arrestuar. Ngjarja ka ndodhur për motive banale dhe nën efektin e alkoolit.

Personat e arrestuar:

Dritan Pino

Petrika Ropi

Ilir Shukulli

Rafail Kocaqi

Salvi Asllan

Mihal Zhidro

Serxhio Mema

Gersi Dervishi

Sotiraq Shkurti

Kristi Lamçe

EMRAT/  Detajet e reja nga sherri i dhunsh*m në Korçë, 9

Poll