Dy persona u arrestuan këtë të dielë nga policia e Tiranës pasi u kapën me mbi 1 kilogram heroinë, që dyshohet se do të shpërndahej në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Operacioni u zhvillua në kuadër të fazës së tretë të aksionit policor të koduar “Zonat”, i fokusuar në goditjen e rasteve të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Në pranga përfunduan 51 vjeçari Gezim Muhameti banues në Tiranë, dhe 35 vjeçari nga Gjirokastra Zhuljan Prençi.Versus.al

