AKTUALITET /

EMRAT/ Kush janë dy vëllezërit që u arrestuan me urdhër të SPAK për trafik droge

Së bashku me ta ka përfunduar në pranga edhe Ermir Ndrejaj, i cili gjithashtu dyshohet për përfshirje në të njëjtën veprimtari kriminale.

Shkruar nga Versus

 

EMRAT/ Kush janë dy vëllezërit që u arrestuan me urdhër

Artur dhe Ervin Hoxhosmani janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën dyshimet për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike. Aksioni blic është ndërmarrë nga Policia e Shtetit, ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar mjete luksoze dhe bizhuteri me vlerë të lartë.

Së bashku me ta ka përfunduar në pranga edhe Ermir Ndrejaj, i cili gjithashtu dyshohet për përfshirje në të njëjtën veprimtari kriminale.

Kontrollet janë kryer edhe në banesat e të arrestuarve, ku autoritetet kanë mbledhur prova të tjera që pritet të përdoren në hetim. Deri në këtë fazë, vëllezërit Hoxhosmani mbeten të dyshuar kryesorë për pjesëmarrje në një rrjet trafikimi të lëndëve narkotike.

Në vijim pritet që SPAK dhe policia të bëjnë publike detaje të mëtejshme rreth operacionit dhe aktivitetit të dyshuar kriminal të të ndaluarve. /Versus.al

Poll