Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit për 7 prej 8 personave për të cilët u ekzekutuan urdhër arrestet lidhur me mashtrimin me call center. Katër persona janë lënë në burg ndërsa tre të tjerë në arrest shtëpie.
Operacioni u zhvillua nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet gjermane pasi dyshohet se ky grup kishte mashtruar qytetarët e Gjermanisë duke u shkaktuar mbi 353 mijë euro dëm.
Në mungesë ishin caktuar më herët masat e sigurisë arrest me burg për Emiljano Sejdillarin, Tafil Dyrmishin, Sokol Krasniqin, Eltion Logun dhe Rodrigo Gugën.
Ndërkohë masat arrest shtëpie janë caktuar për Lisjane Çulanin, Kejdi Nukën dhe Mateo Llozhin. Versus.al







