Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Peqinit, në vendin e quajtur “Ura e Teqes”.
Automjeti tip “Golf” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një objekt pranë rrugës, duke shkaktuar humbjen e jetës së dy personave të rinj.
Të plagosurit u transportuan fillimisht me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit, por për shkak të plagëve të rënda, nuk mundën të mbijetojnë.
Viktimat janë identifikuar si Gabriel Lluca dhe Denis Korbi, të dy 24 vjeç dhe banues në Peqin.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. /Versus.al/







