Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme, pas një atentati në rrugën “Egnatia” pranë Selanikut.
Ronaldo Pecaku, 24 vjeç, me origjinë nga Elbasani por lindur në Selanik e banues në Sozopoli të Halkidikisë, është qëlluar me armë zjarri teksa po udhëtonte me motorr. Paraprakisht mendohet se ndaj tij është hapur zjarr nga një tjetër motorr që po e ndiqte.
Ngjarja ka ndodhur pak para kabinave të pageses së rrugës në Oraiokastro.
Pecaku ka marrë një plumb në bark dhe i plagosur ka mundur të ecë edhe pak deri tek kabinat e Oraiokastros.
Aty ka rënë dhe punonjës e kalimtarë kanë njoftuar ambulancën dhe policinë. 24-vjecari është transportuar drejt spitalit “Axepa”, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.
Ronaldo Pecaku rezulton me precedentë penalë, i arrestuar në korrik 2021 për vjedhje dhe i liruar para një muaji.








