AKTUALITET /

Emri/ Arrestohet në Rinas kundërshtari i Putinit, akuzohet nga Rusia për mashtrim

Një shtetas rus i cili njihet si kundërshtar i presidetnti rus Vladimir Putinit është arrestuar në aeroportin e Rinasit, Tiranë.

Shkruar nga B.SH
Emri/ Arrestohet në Rinas kundërshtari i Putinit, akuzohet nga Rusia
Aleksander Bobovnikov

Një shtetas rus i cili njihet si kundërshtar i presidentit rus Vladimir Putinit është arrestuar në aeroportin e Rinasit, Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se Aleksander Bobovnikov është i pajisur me dy pashaporta, ruse dhe izraelite.

Mësohet gjithashtu se Bobovnikov me profesion neurokirurg, është shprehur më herët kundër luftës në Ukrainë nga Rusia dhe kundër pushtetit të Kremlinit.

Ndërsa ditën e sotme (30 maj) zhvillohet në Gjykatën e Tiranës seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Bobovnikovit.

Bobovnikov është arrestuar dhe në Itali në prill të vitit të kaluar por që më pas është liruar sipas mediave të vendit fqinj.

Po sipas këtyre mediave në vitin 2022 gjykata e Moskës ka lëshuar një urdhër arresti për qëllim ekstradimi për Bobovnikov  i akzuar për mashtrim, krim për të cilin rrezikon një dënim deri në 10 vite burg në vendin e tij.

Ai dyshohet se mori mbi 18 milionë rubla nga një person tjetër, me premtimin se do ta ndihmonte t'i gjente punë në agjencitë qeveritare.

Por sapo mori paratë, Bobovnikov dyshohet se i shpenzoi për veten e tij.

Emri/ Arrestohet në Rinas kundërshtari i Putinit, akuzohet nga Rusia
Aleksander Bobovnikov

 

Poll