AKTUALITET /

EMRI/ Arrestohet vrasësi i 81 vjeçarit në Zall Bastar, i biri i të moshuarit: Babai s'kishte konflikte!

Isuf Hasa është vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se është autori i vrasjes së 81 vjeçarit në Zall Bastar. Ai akuzohet për veprën penale ‘vrasje me dashje’.

Shkruar nga Versus

EMRI/ Arrestohet vrasësi i 81 vjeçarit në Zall Bastar, i biri i

Isuf Hasa është vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se është autori i vrasjes së 81 vjeçarit në Zall Bastar.

Ai akuzohet për veprën penale ‘vrasje me dashje’. Xhelal Meta u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së më 13 janar. Në fillim ngjarja u raportua si aksidentale por nga ekspertiza mjekoligjore rezultoi se i moshuari ishte goditur me sende të forta në kokë.  Djali i 81 vjeçarit është shprehur për media se babai i tij nuk kishte konflikte, shkonte mirë me të gjithë banorët e zonës.

'Babai nuk kishte konflikte. Shkonte mirë me të gjithë banorët e zonës. Me vete ka pasur 2-3 milionë lekë të vjetra. Nuk di çfarë të them, në fshat jemi të gjithë të afërm' është shprehur djali i viktimës. 

81 vjeçari jetonte i vetëm dhe prandaj nuk kishte dëshmitarë në momentin kur ka ndodhur ngjarja. /Versus.al

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: