AKTUALITET /

U gjet i vdekur pranë banesës, del ekspertiza për 81 vjeçarin, dyshohet se është vrarë

Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale, por tanimë hetimet kanë marrë rrjedhë tjetër.

Shkruar nga Versus
U gjet i vdekur pranë banesës, del ekspertiza për 81
I ndjeri Xhelal Meta

Tiranë- Ekspertiza mjekoligjore ka nxjerrë në pah detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Zall Bastar, ku një 81 vjeçar u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij.

Xhelal Meta dyshohet se është vrarë pasi në pjesën e pasme të kokës janë konstatuar goditje me sende të forta. 

I moshuari jetonte vetëm dhe prandaj për rastin nuk ka pasur dëshmitarë ndërsa ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale. Policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe deri më tani raportohet të jenë shoqëruar në komisariat rreth 20 persona, banorë të fshatit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: