Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zall-Bastar. Një 81 vjeçar është gjendur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Policia në njoftimin e saj nuk ka dhënë më shumë detaje por grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.
Njoftimi i Policisë
Me datë 13.01.2025, rreth orës 09:00, në Zall-Bastar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij shtetasi Xh.M, rreth 81 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës./Versus.al







