AKTUALITET /

EMRI/ Bulqizë, u aksidentua gjatë punës në galeri, humb jetën minatori 60-vjeçar

Një 60 vjeçar ka humbur jetën nga një aksident në një galeri të minierës së Bulqizës.

Shkruar nga B.SH

EMRI/ Bulqizë, u aksidentua gjatë punës në galeri, humb

60 vjeçari Zini Murati ka humbur jetën pasi dyshohet se është aksidentuar teksa po punonte në galerinë e minierës në Bulqizë.

Sipas policisë Murati ka mbërritur pa shenja jetë në spital.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/informacion paraprak

Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

 

Poll