AKTUALITET /

EMRI/ Dënohet shqiptari trafikant që përdori jahtin luksoz për të kontrabanduar 21 emigrantë drejt Britanisë

Bledar Bega, 44 vjeç, ishte në timon të jahtit Tacoma, gjatë rrugës për në bregun jugperëndimor të Anglisë, kur u ndalua nga Forca Kufitare më 13 prill. Në pjesën e poshtme të jahtit, në kushte shumë të ngushta dhe të rrezikshme, ishin fshehur 20 burra dhe një grua, të gjithë me origjinë shqiptare.

Shkruar nga Versus

EMRI/ Dënohet shqiptari trafikant që përdori jahtin luksoz

Një trafikant shqiptar është dënuar me shtatë vjet burg pasi u kap duke ngjeshur 21 bashkatdhetarë në një jaht luksoz me vlerë 70,000 paundë, në tentativë për të kaluar Kanalin dhe për t’u futur në Britani.

Bledar Bega, 44 vjeç, ishte në timon të jahtit Tacoma, gjatë rrugës për në bregun jugperëndimor të Anglisë, kur u ndalua nga Forca Kufitare më 13 prill. Në pjesën e poshtme të jahtit, në kushte shumë të ngushta dhe të rrezikshme, ishin fshehur 20 burra dhe një grua, të gjithë me origjinë shqiptare.

EMRI/ Dënohet shqiptari trafikant që përdori jahtin luksoz
Bledar Bega

Bledar Bega, 44 vjeç, u dënua të premten në Gjykatën Truro Crown Court me shtatë vite e dhjetë muaj burg, pasi pranoi fajësinë për veprat e ndihmimit në kalimin ilegal të kufirit.

Dy shqiptarë të tjerë, Florjand Lika, 30 vjeç, dhe Romeo Zani, 32 vjeç, të cilët kishin paguar për të udhëtuar në jahtin e marrë me qira për t’u futur fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar, pas deportimit të mëparshëm, u dënuan me nga 12 muaj burg secili.

Rasti u bë i njohur për publikun nga media britanike Daily Mail, e cila zbuloi një taktike të re dhe të rrezikshme trafiku personash, pas ndalimit të jahtit Tacoma pranë Falmouth-it muajin e kaluar.

Jahti ishte marrë me qira nga një person me pasaportë austriake, nga një kompani e njohur e qiradhënies së anijeve, me seli në Brest, Francë. Bashkëpronarja e jahtit, Valery Roue, e cila monitoronte lëvizjen e anijes përmes pajisjes gjurmuese, vuri re se jahti kishte dalë nga ujërat franceze duke u nisur drejt Kornuollit në Britani dhe njoftoi autoritetet britanike.

EMRI/ Dënohet shqiptari trafikant që përdori jahtin luksoz
Të fshehur poshtë kuvertës së jahtit, në kushte të ngushta dhe të rrezikshme, ishin 20 burra dhe një grua.

Ngjarja alarmoi autoritetet e emigracionit britanike dhe franceze, të cilat paralajmëruan rrezikun që jahtet e marra me qira në Francë po përdoren nga rrjetet e trafikut të migrantëve për të kaluar ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Autoritetet doganore franceze lëshuan një “alarm” dhe njoftuan të gjitha kompanitë e qiradhënies së anijeve përgjatë bregdetit të Bretanjës, duke i paralajmëruar të jenë shumë vigjilentë ndaj bandave të trafikut të migrantëve që mund të përpiqen të marrin me qira ose edhe të vjedhin jahtet për të realizuar kalime ilegale.

Pas kapjes, pasagjerët e jahtit Tacoma, përfshirë Florjand Likën dhe Romeo Zanin, u mbajtën në paraburgim dhe pritet të deportohen nga Mbretëria e Bashkuar.

Ben Thomas, drejtuesi rajonal i Seksionit për Hetimin e Krimeve dhe Financave në Imigracion, e cilësoi këtë rast si një shembull të bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet autoriteteve për të luftuar rrjetet kriminale që operojnë në Kanalin Anglez.

“Ekipet e Border Force arritën të kapnin shpejt anijen dhe të ndalonin avancimin e saj, ndërsa CFI veproi me shpejtësi për të hetuar personat në bord dhe për t’i paraqitur para drejtësisë,” tha Thomas.

Ai shtoi se puna vijon në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për të ndjekur dhe arrestuar të gjithë personat e përfshirë në këtë operacion trafikimi.

Dënimi i Bledar Begës vjen ndërsa dy shtetas ukrainas janë akuzuar për një plan të dyshuar për të trafikuar migrantë drejt Britanisë me një jaht lundrimi.

Vladyslav Cherniavskyi, 37 vjeç, dhe Oleksandr Yavtushenko, 43 vjeç, u paraqitën në Gjykatën e Magjistraturës në Portsmouth, ku u akuzuan për ndihmë në imigrim të paligjshëm, pas kapjes së një jahti pranë bregut të Isle of Wight të dielën e kaluar.

Në bord u gjetën tre burra shqiptarë dhe një grua vietnameze, të cilët iu dorëzuan autoriteteve të imigracionit.

Ndërkohë, një tjetër shqiptar, Pellumb Selimi, 29 vjeç, u arrestua për mungesë paraqitjeje në gjykatë në lidhje me akuza për droga./Versus.al

Poll