AKTUALITET /

EMRI / Dështoi të inskenonte një atentat ndaj tij, e pëson 40-vjeçari në Vorë! Si u përpoq të mashtronte policinë

Një 40-vjeçar në Vorë është vetëplagosur pasi dështoi të inskenonte një atentat ndaj tij.

Shkruar nga Versus

EMRI / Dështoi të inskenonte një atentat ndaj tij, e pëson

Marrin kthesë hetimet për ngjarjen e pazakontë të ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Marikaj.

Ishte 40 vjeçari, Elton Andreica (Muça) i cili deklaroi në polici se ndaj ishte kryer një atentat.

Por pas hetimeve rezultoi se 40 vjeçari, kishte inskenuar atentatin.

Në pranga ka rënë dhe Sokol Kuçi për  për moskallëzim krimi.

Policia njofton se 40-vjeçari vijon të jetë nën kujtesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Arma e zjarrit u gjet dhe u sekuestrua nga “blutë” në cilësinë e provës materiale. 

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Dokumentohen rrethanat e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm, në fshatin Marikaj.

U vetëplagos aksidentalisht në banesë, me armën e zjarrit që e posedonte pa leje, dhe më pas shtiu disa herë, që të inskenonte një atentat ndaj tij, vihet në pranga 40-vjeçari.

I arrestuari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për krime kundër pronës.

Vihet në pranga dhe një 43-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Vorë, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të plagosjes me armë zjarri të një shtetasi, i cili ishte paraqitur në spital, për ndihmë mjekësore, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve për rastin, u arrestuan shtetasit:

A.(M.), 40 vjeç (shtetasi i dëmtuar) dhe S. K., 43 vjeç, të dy banues në fshatin Marikaj.
Nga hetimet dyshohet se 40-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në banesë, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje dhe më pas ka shtënë disa herë, që të inskenonte një atentat ndaj tij. Për të penguar zbulimin e së vërtetës, ky shtetas ka hequr DVR-në e një kamere të sigurisë pranë banesës së tij.

Shtetasi S. K. e ka transportuar 40-vjeçarin në spital dhe gjatë veprimeve procedurale nga Policia, nuk ka kallëzuar për rrethanat e ngjarjes.

40-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Arma e zjarrit u gjet në banesën e këtij shtetasi dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme. Versus.al

 

Poll