
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte (10 janar) në qytetin e Bilishtit, ku një 58-vjeçar është gjetur i pajetë në anë të rrugës. Sipas burimeve, i identifikuari si Edmond Çeka dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkak të shkaqeve natyrale, si pasojë e temperaturave të ulëta, ndërsa kishte qenë duke ecur.
Nga hetimet paraprake në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune. Policia po vazhdon hetimet për informacione më të detajuara./Versus.al







