
Kanada-Policia e Torontos ka identifikuar viktimën e të shtënave fatale që ndodhën gjatë fundjavës në një qendër tregtare në pjesën lindore të qytetit.
Viktima është shqiptari Paulin Harusha, 43 vjeç, i cili vdiq në vendngjarje pavarësisht përpjekjeve të personelit emergjent për ta shpëtuar.
Sipas policisë, Harusha u gjet i plagosur me armë zjarri brenda një automjeti.
Ngjarja ndodhi në një qendër pranë Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue E., afër mesnatës të së shtunës.
Dëshmitarët raportuan se autorët u larguan nga vendngjarja me një SUV me ngjyrë të hapur para mbërritjes së forcave të rendit.
Në një konferencë për mediat të dielën, Inspektori Jonathan Rose nga Shërbimi Policor i Toronto-s njoftoi se motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë.
Hetimet janë ende në vazhdim, dhe policia u bën thirrje qytetarëve që kanë informacion të kontaktojnë autoritetet./Versus.al








