
Policia ka arritur të identifikojë autorin e atentatit me armë zjarri në Shkodër ndaj të dyshuarit Arjon Kajoshi, mesditën e sotme në lagjen 'Partizani' në Shkodër.
Ai është Alban Bruçi, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Kjo ngjarje mendohet të ketë lidhje me një sherr në qershor të këtij viti në Shkodër.
Kush është Arjon Kajoshi, shënjetsra e këtij atentati dhe zanafilla e konfliktit
Arjon Kajoshi është 27 vjeçari që i shpëtoi atentatit sot në Shkodër në lagjen Partizani.
Ai është boksier i ekipit të Vllaznisë së Shkodrës, duke qenë profesionist në këtë sport ka marrë shumë medalje fituese.
Arjon Kajoshi është shpallur kampion në vitin 2021 në një finale të shoqëruar me incidente, përleshje fizike mes dy ekipeve dhe grupeve, si dhe me akuza e polemika të ndërsjellta.
Ndërsa ditën e sotme po drejtonte automjetin tip Land Rover në pronësi të babait të tij, Sokol Kajoshit, kur u qëllua me dy plumba në pjesën e pasme të makinës.
Pas të shtënave Arjon Kajoshi doli nga automjeti dhe iku me vrap nga vendngjarja.
Tentativa për vrasjen e sotme, dyshohet se ka lidhje me një ngjarje më 3 qershor të këtij viti, kur pas sherrit për parkimin është dhunuar me pasojë plagosjen 62-vjeçari Vladimir Bruçi.
Burime nga policia thanë pas ngjarjes, se 6 persona janë përfshirë, njëri prej të cilëve në pranga dhe 5 në kërkim. Mësohet se i arrestuari ishte Edmond Sakicaj.
Ndërsa në kërkim u shpallën Izmir Sakicaj, Samet Halluni, Arlind Kajoshi(vëllai i Arjon Kajoshit) , Samuel Troshani dhe Alban Bruçi, ku ky i fundit dyshohet se është edhe autori i dyshuar i atentatit të sotëm./ Versus.al








