AKTUALITET /

EMRI/ Atentati në Vlorë, dy të plagosur në lagjen ‘Çole’, një makinë digjet në Panaja

Shkruar nga Versus
EMRI/ Atentati në Vlorë, dy të plagosur në lagjen
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zbardhen detaje të reja në lidhje me atentatin në Vlorë.

Burime nga policia bënë të ditur  se, bëhet fjalë për një atentat në lagjen ‘Çole’ të qytetit bregdetar, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Një prej personave të plagosur është identifikuar si Kevin Hajrulla. Personi tjetër ende nuk dihet identiteti i tij.

Ndaj tyre është qëlluar me kashnikov.

Ndërkaq, një makinë është gjetur duke u djegur në afërsi të fshatit Panaja.

Poll