AKTUALITET /

EMRI/ Shkrumbohen makina dhe motori i një personi në Vlorë, çfarë dyshohet

Shkruar nga Versus
EMRI/ Shkrumbohen makina dhe motori i një personi në Vlorë,
Foto nga vendngjarja

Vlorë- Një makinë dhe motor në pronësi të një personi janë djegur pranë një banese në Kaninë.

Të dyja mjetet janë djegur njëkohësisht reth orës 01:40 të natës. Mësohet se janë në pronësi të Bezhan Kokëdhimës.

Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërkohë policia ka marrë në pyetje pronarin e motorit dhe makinës për të përcaktuar rrethanat e mundshme të ngjarjes.

Grupi hetimor në vendngjarja ka mbledhur provat për të bërë të mundur identifikimin e autorit. Versus.al

Poll