AKTUALITET /

EMRI+VIDEO/ Qarkullonte me pistoletë me vete, kapet në flagrancë 32-vjeçari i dënuar më parë për drogë dhe vjedhje

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit Nr. 4 i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, e cila do të shërbejë si provë materiale.

Shkruar nga Versus

EMRI+VIDEO/ Qarkullonte me pistoletë me vete, kapet në flagrancë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “The Walker”, duke vënë në pranga një 32-vjeçar që qarkullonte i armatosur në rrugën “5 Maji”.

I arrestuari është Klevi Prodani, banues në Tiranë, me precedent penal për prodhim e shitje të narkotikëve dhe vjedhje.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit Nr. 4 i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, e cila do të shërbejë si provë materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “The Walker”, nga Komisariati i Policisë Nr. 4.
Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 32-vjeçar që mbante me vete armë zjarri pistoletë.
32-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The Walker”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:
K. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe vjedhje.
Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit në rrugën ‘5 Maji’, shërbimet e Policisë i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Versus.al

 

Poll