AKTUALITET /

VIDEO/ 'Nuk ke për të kaluar', përplasje në Shëngjergj, banorët: Po na marrin burimin e ujit me dhunë

Banorët kanë qëndruar pranë burimit për disa ditë, duke u përpjekur ta mbrojnë, ndërsa shprehin shqetësim për mungesën e ndërhyrjes së autoriteteve lokale.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ 'Nuk ke për të kaluar', përplasje në
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në fshatin Shëngjergj të Tiranës, një përplasje për burimin e ujit të Krullisë ka degjeneruar në konflikte fizike.

Sipas banorëve burimi i Krullisë në fshatin Shëngjergj po merret me dhunë nga një individ me origjinë nga Puka që e shet ujin me emrin e fshatit. 

Banorët kanë qëndruar pranë burimit për disa ditë, duke u përpjekur ta mbrojnë, ndërsa shprehin shqetësim për mungesën e ndërhyrjes së autoriteteve lokale.

Pamjet e publikuara nga JOQ tregojnë përplasjet në pyll mes banorëve dhe personave që mbajnë materiale për të marrë ujin, ndërsa nuk lejohet kalimi i tyre.

Në të njëjtën kohë, shihet edhe një helikopter që transporton materialet e nevojshme për marrjen e ujit nga burimi, i cili thuhet se ka leje nga autoritetet.

Banorët thonë se personat në fjalë mbrohen nga pushtetarët lokalë dhe akuzojnë policinë për mbajtjen anës së tyre, ndërsa vetë fshatarët po qëndrojnë prej tre ditësh në pyll duke ruajtur burimin.

Po sipas banorëve, shteti nuk po ofron ndihmë të nevojshme për zjarret, por në të njëjtën kohë sjell helikopterë për të transportuar materialet që shërbejnë për marrjen e burimit të ujit, për të cilin pretendohet se është pajisur me leje nga ministrat./Versus.al

 

 

Poll