AKTUALITET /

'Erald bir, të qaj sot si për tim bir', mesazhi prekës i nënës së Martin Canit për vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq

Në një mesazh prekës të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo shprehet se dhimbja e humbjes së Erald Xhejos i rikujtoi vdekjen e të birit, duke i hapur sërish plagën e humbjes

Shkruar nga Versus
'Erald bir, të qaj sot si për tim bir', mesazhi prekës
Nëna e Martin Canajt/ Erald Xhejo

Pas ngjarjes tragjike në fshatin Pirg të Maliqit, ku një 14-vjeçar, Erald Xhejo, humbi jetën, ka reaguar nëna e Martin Canit, adoleshentit që u vra në nëntor të vitit të kaluar në shkollën “Fan Noli” në Tiranë.

Në një mesazh prekës të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo shprehet se dhimbja e humbjes së Erald Xhejos i rikujtoi vdekjen e të birit, duke i hapur sërish plagën: “Dje ishte Martini, sot ishte Eraldo, nesër mund të jetë fëmija yt. Edhe sa Martina apo Eraldo duhet të ikin që shteti të reagojë?”

Nëna e Martin Canit apelon për më shumë vëmendje dhe veprime nga autoritetet për të parandaluar tragjedi të tjera të tilla.

“Unë jam mami i Martin Canit, djalit që humba në nëntor në shkollën Fan Noli. Atë mëngjes e përcolla për në shkollë si gjithmonë, me sytë e tij të bukur plot jetë dhe buzëqeshjen e tij të ëmbël, por nuk e dija se ajo ishte hera e fundit që e shihja. Kur mora vesh për tragjedinë e Erald Xhejos ndjeva të njëjtën dhimbje dhe plaga ime u hap përsëri. Nuk mund të qëndroj e heshtur pasi e di dhimbjen e ikjes së një fëmije në mënyrë aq të pafajshme dhe mizore. Heshtja nuk është zgjidhje, sepse ajo vret. Dje ishte Martini, sot ishte Eraldo, nesër mund të jetë fëmija yt. Edhe sa Martina apo Eraldo duhet të ikin që shteti të reagojë? Erald bir, të qaj sot si për tim bir.”/Versus.al

Poll