AKTUALITET /

"Erëra të forta dhe reshje të dendura", bashkia Durrës-qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Shkruar nga Versus

"Erëra të forta dhe reshje të dendura", bashkia

Bashkia e Durrësit u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme përgjatë ditës së sotme duke paralajmëruar se mund të ketë vështirësi në qarkullim si pasojë e reshjeve të shiut.

Duke patur parasysh përmbytjet e shkaktuara në nisje të këtij viti në të gjithë qarkun e Durrësit, bashkia ka shpërndarë njoftimin e Shërbimit Meterologjik Ushtarak ku njoftohet se do të ketë reshje të dendura shiu përgjatë të premtes dhe 3 ditëve në vijim.

“Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e premte qyteti i Durrësit pritet të përballet me reshje të dendura shiu, shtrëngata dhe erëra të forta.

Duke qenë se këto kushte atmosferike mund të sjellin problematika të ndryshme, u bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit me automjete dhe të marrin masa për sigurimin e objekteve në hapësira të jashtme.

Bashkia e Durrësit ndodhet në gatishmëri të plotë, ndërsa strukturat e ndërmarrjeve, emergjencave dhe policisë bashkiake janë në terren dhe të angazhuara maksimalisht për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe familjeve të tyre në çdo situatë problematike të mundshme”- thuhet në njoftim. Versus.al

Poll