AKTUALITET /

Falsifikonin datat e mallrave të biznesmenit Skifter Tagani, zbardhet vendimi që nxori nga burgu dy punonjësit

Gjykata e Tiranës ka bërë publik vendimin për masën e sigurisë ndaj dy vëllezërve, Agim dhe Florenc Domi, të arrestuar pas sekuestrimit të një sasie të madhe ushqimesh të skaduara në magazinën e kompanisë “Master AL” në Vorë.

Shkruar nga Versus

Falsifikonin datat e mallrave të biznesmenit Skifter Tagani, zbardhet

Gjykata e Tiranës ka bërë publik vendimin për masën e sigurisë ndaj dy vëllezërve, Agim dhe Florenc Domi, të arrestuar pas sekuestrimit të një sasie të madhe ushqimesh të skaduara në magazinën e kompanisë “Master AL” në Vorë.

Në vendimin e datës 21 korrik 2025, Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm, pas kërkesës së Prokurorisë, ka konsideruar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të dy të dyshuarve dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ta.

Agim Domi, administrator i magazinës, dhe Florenc Domi, magazinier, do të hetohen në gjendje të lirë, por me detyrimin për të mos u larguar nga banesat e tyre. Policia Gjyqësore do të mbikëqyrë zbatimin e këtij urdhri.

Sipas vendimit, dy vëllezërit po hetohen për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, e parashikuar në nenin 288/1 të Kodit Penal.

Në seancë, të pandehurit deklaruan se produktet nuk ishin për tregtim, por për asgjësim sapo të siguroheshin kushtet financiare për këtë. Megjithatë, Prokuroria dhe policia dyshojnë se mallrat do të rifillonin të shiteshin në treg me etiketa të falsifikuara.

Hetimet janë pjesë e operacionit “Siguria Ushqimore”, që rezultoi në sekuestrimin e 716 kolive dhe dhjetëra kilogramëve produkteve ushqimore, përfshirë kroasantë dhe fruta të thata, të cilat kishin qenë të skaduara prej 7 muajsh. Dyshohet se etiketat ishin manipuluar për të fshehur datat e skadencës.

Ndërkaq, pronari i kompanisë “Master AL”, Skifter Tagani, po hetohet në gjendje të lirë, i akuzuar për grumbullimin e ushqimeve të skaduara nga tregje në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe jashtë vendit, për t’i ripaketuar dhe hedhur në treg si produkte të rregullta./Versus.al

Falsifikonin datat e mallrave të biznesmenit Skifter Tagani, zbardhet

 

Poll