AKTUALITET /

Çfarë ndodhi natën e Krishtlindjeve në zyrat kryesore të One? Zbardhet dëshmija e rojeve private: Nuk donin t’i prishnim...

Ata janë shprehur para oficerëve të Komisariatit nr.3 në Tiranë 'se nuk donin t’i prishnin reputacionin kompanisë prandaj nuk e denoncuam vjedhjen.'

Shkruar nga Versus

Çfarë ndodhi natën e Krishtlindjeve në zyrat kryesore

Është zbardhur dëshmia e personave të ruajtes fizike të 'One', ndaj të cilëve është nisur një procedim penal për mbatjen të fshehtë të ngjarjes së ndodhur natën e Krishtilindjeve vitin e kaluar në zyrat kryesore të kësaj kompanie, në Laprakë.

Ata janë shprehur para oficerëve të Komisariatit nr.3 në Tiranë 'se nuk donin t’i prishnin reputacionin kompanisë prandaj nuk e denoncuam vjedhjen.'

Sipas burime për gazetarin Edison Vatnikaj dy persona të maskuar kanë hyrë brenda kompanisë ‘One’ dhe janë ngjitur në katin e tretë.

Nga kamerat  e sigurisë janë pikasur se dy të paidentifikuar janë futut në dy salla mbledhjesh të cilat ndodhën po në atë kat ku kanë qendruar disa minuta dhe më pas janë larguar.

Policia ka nisur gjurmimi gjatë rrugës kryesore por duke qenë se ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar shumë prej kamerave të sigurisë nuk janë funskionale për shkak se nuk janë rregjisturar pamje, shkruan Oranews.

Në të tilla kushte bëhet akoma dhe më e vështirë lokacioni i tyre. 

Ditën e djeshme policia ka nisur procedim pensal për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndaj:

• 2 punonjësve të sigurisë së brendshme të kompanisë, shtetasve Gentian Koçi, 50 vjeç dhe Arsil Feshti, 31 vjeç, si dhe drejtuesit të departamentit të zyrave dhe pasurisë të kësaj kompanie telefonike, shtetasit Erald Sina, 38 vjeç.

Po ashtu nisi procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ndaj:

•  drejtuesit teknik dhe 4 punonjësve të grupit të shoqërisë private të sigurisë "Nazeri 2000' që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë, shtetasve Alfred Zylalaj, 54 vjeç, Gëzim Sala, 40 vjeç, Koço Veneti., 63 vjeç, Myzafer Dinoshi, 55 vjeç; dhe Ismet Tartari, 62 vjeç./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: