AKTUALITET /

'Fillimisht u konfliktuan me sende të forta', zbardhet dëshmia e kamarierit për vrasjet në Velipojë

Zyber Zagrad ka rrëfyer se konflikti midis palëve nisi si fillim më sende të forta dhe më pas ka agravuar duke bërë që dy vëllezërit të qëllojnë më armë në drejtim të dy kunetërve

Shkruar nga M.H
'Fillimisht u konfliktuan me sende të forta', zbardhet
Viktima Ersild Ishmi

Kamarieri i hotel “Holiday’, i cili u arrestua ditën e sotme nga policia i dyshuar si bashkëpunëtor në krim ka dhënë dëshminë e tij për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme mes dy vëllezërve, Edmir dhe Gëzim Frroku dhe Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës.

Dëshmia e tij ka arritur të zbardhet.

Zyber Zagrad ka rrëfyer se konflikti midis palëve nisi si fillim më sende të forta dhe më pas ka agravuar duke bërë që dy vëllezërit të qëllojnë më armë për vdekje në drejtim të dy kunetërve.

'Fillimisht personat janë konfliktuar me sende të forta dhe më pas dy vëllezërit Frroku kanë marrë armën e kanë qëlluar në drejtim të Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës. Ai ka pohuar se ka pasur konflikt në datën 28 qershor ku ka qenë i përfshirë Ersild Ishmi. Ky i fundit kanosi me armë kuzhinierin e hotelit' ka thënë  Zyber Zagrad, 26 vjeç banues në Dibër.

Zyber Zagrebi është plagosur duke marrë dëmtime të lehta në këmbë gjatë konfliktit dhe është paraqitur për të marrë mjekim, në spitalin rajonal të Lezhës rreth dy orë pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë./ Versus.al 

Poll