Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Lushnjë, ku mësohet se një çift i ri bashkëshortësh ka regjistruar video me përmbajtje seksuale ku shfaqej djali i tyre 2 vjeçar dhe më pas e kanë publikuar në rrjetin social TikTok.
Për rrjedhojë, policia ka ndërhyrë duke ndaluar dhe shoqëruar në polici prindërit F. K., 23 vjeç dhe S. P., 23 vjeçe të cilët akuzohen se kanë regjistruar video të turpshme dhe më pas i kanë shpërndarë nëpër rrjetet sociale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al








