AKTUALITET /

Flakët ende jashtë kontrollit në Gramsh, zj*rret shkrumbojnë disa fshatra

Era e fortë ka ndikuar për përhapjen e flakëve të cilat kanë shkrumbuar plotësisht 6 fshatra.

Shkruar nga Versus
Flakët ende jashtë kontrollit në Gramsh, zj*rret shkrumbojnë
Foto nga Gramshi

Problematika të mëdha për vatrat e zjarrit që kanë përfshirë vendin, janë shfaqur edhe në Gramsh ku zjarri ka vijuar me intensitet të lartë.

Si pasojë e erës, flakët janë përhapur edhe në zona të ndryshme. Në skënderbegas po digjet edhe fshati i fundit.

Situata me dëmin e shkaktuar si pasojë e flakëve është tejet e rëndë pasi 6 fshatra janë shkrumbuar totalisht. Në njësinë Kodovjat, zjarri është shumë afër fshatit Posnovisht dhe më pas fshatrat e tjerë janë zinxhir afër me njëri-tjetrin.

Që prej ditës së djeshme janë evakuuar qindra banorë të zonave pasi flakët kanë shkrumbuar edhe disa shtëpi. Versus.al

Poll